Kuvendi vazhdon debatin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 55-të, në të cilën do të debatohet rreth Propozim-ligjit për shlyerjen e kamatave të detyrimeve me afat të kaluar në bazë të kontributeve nga sigurimi i detyruar social dhe Propozim ligji për provimin e jurisprudencës që të dyja me procedurë të shkurtuar. 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisioni për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisionin juridiko-ligjdhënës. 

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet dhe të Komisionit juridiko-ligjdhënës është Propozim-ligji për shlyerjen e kamatave të detyrimeve me afat të kaluar në bazë të kontributeve nga sigurimi i detyruar social me procedurë të shkurtuar. 

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës do të debatojnë rreth propozim ligjit për provimin e jurisprudencës me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët Ilija Dimovski, Silvana Boneva, Aleksandar Spasenovski, Vlladimir Gjorqev dhe Aleksandar Nikollovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button