Strugë, hyrja kryesore e qytetit në terr të plotë

Tashmë disa javë hyrja kryesore për në qytetin e Strugës që ndodhet në magjistralen Strugë – Qafë thanë është në errësirë të plotë ngase ndriçimi publik në këtë pjesë të qytetit është jashtë funksionit.

Udhëkryqit kryesor për të hyrë në Strugë cilësohet si më i rrezikshmi për shkak të mungesëssë semaforëve tashmë i është shtuar rrezikshmëria për qarkullim sepse mungesa e dritave shton rrezikun për aksidente në këtë segment rrugor ku janë shënuar shumë të tillë gjatë periudhave të kaluara.

Qytetarët shpesh kanë reaguar për situatën e krijuar por organet kompetente e hedhin fajin tek njeri tjetri ndërsa problemi nuk po gjen zgjidhje  dhe krijon rrezik permanent në këtë pjese kaq të frekuentuar me qarkullim rrugor.

Sekretari i komunës së Strugës Zoran Gulicovki për Portalb, ka theksuar se bëhet fjalë për një defekt në një zonë të përafërt dhe kjo është arsyeja që ndriçimi në këtë pjesë nuk funksionon, ai pa saktësuar se kur, tha se ky problem do të zgjidhet sapo të riparohen defektet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button