Maqedoni, zgjedhjet bojkotohen edhe nga partië rome dhe boshnjake

Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PCER) dhe partia boshnjake “Liga e Sanxhakut” do të bojkotojnë zgjedhjet lokale në Maqedoni. Mediet maqedonase bëjnë me dije se dy deputetët e kësaj partie që kanë deponuar dorëzimin e mandateve dhe që janë rreshtuar përkrah bllokut opozitar e theksojnë këtë.

Samka Ibraimovski nga PCER ka bërë thirrje që romët të bojkotojnë këto zgjedhje dhe të mos pëkrahin asnjërën parti politike që garon në zgjedhejt e 24 marsit. Ndërsa ai apeloi që kryeministri Nikolla Gruevski të pranojë propozimin e opozitës për shtyerjen e zgjedhjeve lokale për një muaj dhe të arrihet kompromis me opozitën. 

Edhe “Liga e Sanxhakut” e udhëhequr nga deputeti Safet Bishevac ka theksuar se nuk merrë pjesë në zgjedhje dhe do të bojkotoj ato. Bishevac ka nënvizuar se tërë komuniteti boshnjak duhet të respektoj bojkotimin e këtyre zgjedhjeve, për shkak se vendi përballet me krizë dhe një regjim totalitar, që anashkalon zgjidhjen e problemeve dhe të ardhmen e qytetarëve

Lajme të ngjashme

Back to top button