Bojkoti i opozitës zhyt vendin në krizë të thellë politike

Vendimi i opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale do të thellojë krizën politike, duke i dhënë edhe një goditje pozitës, e cila nuk e ka ndërmend të merr parasysh kërkesat dhe kushtet për thyerje në bojkotit. Tashmë opozita ka deponuar mandatet dhe bojkoton zgjedhjet lokale, gjë që tregon seriozitetin e kundërshtimit të pozitës dhe thyen dilemat se LSDM-ja do të ‘lodhet’ nga protestat dhe do të kthehen në jetën institucionale politike, vlerësojnë analistët Nebi Murseli dhe Mirjana Malevska në lidhje me pasojat politike të bojkotit të zgjedhjeve nga opozita maqedonase.

“Pas 24 dhjetorit, kur ngrihen zhagas edhe deputete femra nga Parlamenti, s’ka më kuptim ulja e të njëjtëve në karriget parlamentare. Ka krisur dhuna, e kur ka dhunë, më suspendohet demokracia dhe jeta institucionale. Pavarësisht se kjo i ndodhi LSDM-së, në parim duhet respektuar normat e sistemit parlamentar dhe rregullat parlamentare, përndryshe, nuk ka më kuptim jeta politike me dorëzimin e mandateve të opozitës.  zashmë partitë në pushtet do të kenë më vështirë të legalizojnë dhe legjitimojnë veten në periudhën e ardhshme”, vlerëson analisti Nebi Murseli.

Edhe profesoresha Malevska është e mendimit se kriza vjen duke u thelluar, madje ajo shton se edhe vet zgjedhjet nuk do të konsiderohen legjitime pa opozitën, gjë kjo që do të shkaktojë edhe problem të shumta anësore.

“Kriza sigurisht që do të thellohet, nuk kanë kuptim zgjedhjet pa opozitën, ato nuk do të vlerësohen as nga faktori ndërkombëtar madje unë vlerësoj se do të shoqërohen me incidente në vende të ndryshme. Kjo situate do të na largojë edhe më shumë nga Bashkimi Evropjan, ndërkohë që tashmë u paralajmëruam se raporti I KE-së do të jetë negative. Mendoj se faktori politik shqiptar duhet të luaj rrolin vendimtar në këto moment dhe nëse sinqerisht e kanë kërkuar gjithmonë integrimin e vendit në BE, atëherë duhet të marrin masa dhe ti thonë jo kësaj politike të mbrapshtë”, përfundon Mirjana Malevska prononcimin për portalb.mk

Zgjedhjet lokale në vend janë paraparë që të mbahen më date 24 Mars, ndërsa kjo është hera e parë kur në to nuk do të marrë pjesë opozita e cila ka vendosur ti bojkotoë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button