Brukseli nuk do përgatit raport pranveror për Maqedoninë?

Në vend të raportit pranveror të cilin Maqedonia duhet ta merr në qershor, Brukseli do të del vetëm me një vërejtje në të cilën do të thuhet se kanë tentuar por s’kanë çfarë të shkruajnë për Maqedoninë. Kështu shkruan gazeta ‘Dnevnik’ e cila thirret në burime të Komisionit Evropian.

Pasi që komisari Stefan Fule e anuloi vizitën në Maqedoni i frustruar nga kriza politike në vend, nga Brukseli thonë se durimi ka kufi.

“Nëse nuk zgjidhet qorr-sokaku politik, është e mundshme që Brukseli mos të përgatit raport pranveror” thonë po të njëjtat burime.

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki dje ka akuzuar se bojkoti i opozitës ndaj Parlamentit është faktori kyç për të cilin vendi do të merr vërejtje negative nga Brukseli.

Dy partitë maqedonase ajo në pushtet VMRO dhe opozitarja LSDM deri më tani nuk arritën të merren vesh për ndërprerjen e bojkotit të kësaj të fundit e cila pasoi pas incidentit të dhunshëm në parlament vitin e kaluar.

Që atëherë Maqedonia ka hyrë në turbulenca politike me inatet e dy partive maqedonase, të cilat sipas ndërkombëtarëve, e rrezikojnë dukshëm ardhmërinë evropiane të vendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button