Shitet xhaketa e Xhon Kenedit për 570.000 dollarë

Xhaketa e ish-presidentit amerikan, Xhon Kenedi është shitur të shtunën në ankand për 570.000 dollarë.

Siç raporton agjencia Reuters, xhaketa e pilotëve ngjyrë kafe, të cilën Kenedi e kishte veshur gjatë stinës së verës në aeroplanin bombardues presidencial (Air Force One bomber), ishte në qendër të vëmendjes gjatë shitjes së gjësendeve të tij në ankand.

Kjo xhaketë e ka tejkaluar çdo pritje të mundshme, pasi që fillimisht ishte vlerësuar së do të mund të shitej 20.000 deri në 40.000 dollarë.

Ky koleksion ishte pronë e David Powers, bashkëpunëtorit shumëvjeçar të Kenedit, i cili vdiq në vitin 1998.

Në mesin e gjësendeve të tjera që kanë zgjuar kureshtje në këtë ankand, të organizuar nga “John McInnis”, ishin edhe letrat e ish-zonjës së parë, Xheki Kenedi, stilolapsi i presidentit Kenedi – i cili është vrarë në Dallas në vitin 1963 etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button