(FOTO) E-ditarët, shkruaj maqedonisht, vlerëso shqip!

Ditarët elektronik edhe dy vite pas fillimit të përdorimit zyrtar, posedojnë shumë gabime teknike dhe gjuhësorë.

Fotografitë të cilat arriti ti sigurojë Portalb, pasqyrojnë mangësitë të cilat posedojnë ditarët elektronik.

Arsimtarët shqiptarë në bisedo jo formale thonë se në e-ditarë ka shumë gabime teknike, për shembull nëse lënda është e shkruar në shqip, emri i nxënësit është maqedonisht. Pastaj te të dhënat e arsimtarëve vendi ku duhet të shkruhen të dhënat e arsimtarëve është me shkronja të kirilicës.

Naziktere Sulejmani, përgjegjëse për arsim fillor dhe të mesëm në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë (MASH), thotë se janë të vetëdijshëm për këto gabime, por ftojnë arsimtarët dhe shkollat përkatëse të paraqesin problemin në Ministri dhe do ta mënjanojnë të njëjtin.
‘Sa i përket ditarit elektronik është fakt se ka gabime teknike gjatë përkthimit por ashtu siç arrijnë vërejtjet nga shkollat dhe arsimtarët po intervenohet dhe së shpejti do të tejkalohen këto mangësi’ tha Sulejmani.

Ditari elektronik ( E-Ditari ) është projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) i cili ka për qëllim të përmirësojë komunikimin ndërmjet mësimdhënësit dhe prindërve, të mundësojë shqyrtim të shpejtë dhe të thjeshtë të informacioneve nga ditarët nga ana e arsimtarëve në shkollë, të mundësojë analiza statistikore të shpejta dhe të centralizuara nga MASH -i dhe nga institucionet tjera shtetërore.

Ditari elektronik është realizuar si web aplikim bazuar dhe ndërtuar mbi infrastrukturën ekzistuese të hardver dhe softver platformës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencë./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button