Miss Korça 1931

Shumë larg përpjekjeve për të realizuar spektakle bukurie të ngjashmet me ato të sotmet… Nën efektin e projektorëve ndriçues, fustaneve të dizajnuara nga stilistë të famshëm, bizhuteri që ndrisin qafën e taka 15 pont e sipër, spektaklet e dikurshme janë të një soji tjetër. Pa kurrfarë ngjashmërie me modelin e eventeve që rëndom zhvillohen në ditët tona, kjo foto e vitit 1931 tregon një moment pozimi të konkurrenteve në spektaklin e bukurisë “Miss Korça”, transmeton Panorama.

Nga përpjekja për të lexuar nga fashat identifikuese, që ato kanë vendosur në trup, dallojmë disa prej tyre me shënimin “Miss Korça”, një tjetër “Miss Drenova” dhe dy të tjera tërësisht të palexueshme. Gjithsesi, pamja e protagonisteve duket në kufijtë e një përpjekjeje për t’u vlerësuar, nëse u referohemi viteve në të cilat është organizuar konkursi.


Fustane të thjeshta në dizajn, në gjatësinë normale pak mbi gju, dhe ndonjë detaj pale apo fjongo bie në sy tek-tuk, ndërsa kanë mbathur këpucë të sheshta dhe tepër të thjeshta. Kapelat ose ndonjë karficë e vendosur në kokë e shtojnë dozën e feminilitetit te këto vajza, të cilat me siguri për kohën duhet të jenë marrë si etalon i modës dhe tendencave të veshjes. Ndofta, sot ngjajnë pak si demode për një konkurs të vërtetë bukurie…

Lajme të ngjashme

Back to top button