Eliza Dushku shkëlqen në tepihun e kuq

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka ditur si të marrë hak ndaj organizatorëve të ceremonisë Streamy Awards në Hollywood – kur nuk fiton çmim, atëherë kujdesu që të dukesh më së miri.

Daily Mail raporton se 32-vjeçarja ishte e nominuar për paraqitjen më të mirë si mysafire në serialin online, “Leap Year”, mirëpo nuk e fitoi këtë çmim, i cili i takoi Ken Jeong.

Sidoqoftë, Eliza është përkujdesur që të jetë e pranishmja me dukjen më të mirë në eveniment.

Ajo ka shkëlqyer gjatë parakalimit në tepihun e kuq, e veshur me një fustan të shkurtë, me qafë të lartë dhe me material kashmiri. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button