Vozitja më e çmendur, ndërrimi i rrotës gjatë vozitjes

Nëse mendoni se tashmë i keni parë të gjitha shkathtësitë e vozitjes së veturës në dy rrota, atëherë jeni mashtruar keq.

Të vozitësh një veturë vetëm në dy rrota është vërtetë një aventurë, mirëpo edhe të ndërrosh rrotën/gomën e veturës gjatë një vozitjeje të tillë, atëherë veç kemi të bëjmë me diçka të paparë.

Këtë gjë ka arritur të bëjë një grup shokësh arabë, për të cilët dashuria ndaj veturave nuk lidhet vetëm me markat luksoze të veturave – por edhe me vozitje të çmendur.

Nuk dihet nëse ky video-xhirim që po ua prezantojmë në vijim është vetëm një hobi i këtyre njerëzve, apo ndonjë reklamë e re e Hyundait.

Si do që të jetë, ia vlen të shikohet – por jo edhe të provohet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button