Votohen ministrat e ri nga radhët e BDI-së

Paralamenti miratoi propozimin për të bërë Fatmir Besimin zv/ministër të euro-integrimeve, Talat Xhaferin ministër të mbrojtjes dhe Tahir Hanin ministër të vetëqeverisjes lokale.

*************************************************
Pasi Zijadin Sela, pak më parë kërkoi një orë pauzë gjatë seancës së Kuvendit, gjë që PDSH-ja e bën rregulisht tashmë tetë muaj, pranim-dorëzimi i funksionit në Ministrinë e mbrojtjes do të bëhet nesër.

Shumë më herët se sa të fillojë mbledhja e Kuvendit, ministria kishte caktuar që sot në orën 13 të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga ministri i mëparshëm Fatmir Besimi te ministri i ri Talat Xhaferi.

Mirëpo, për shkak të pauzës që e kërkoi deputeti i PDSH-së, ishte e qartë se në Ministrinë e mbrojtjes do të duheshte të presin shumë, kështu që pranim-dorëzimi u anulua për nesër në orën 10.

Pas pauzës, deputetët do ta votojnë edhe deputetin aktual të BDI-së, Talat Xhaferi për ministër të ri për mbrojtje. Në ndërkohë, sot para Kuvendit ,“Dostoinstvo” kërkoi që Talat Xhaferi të mos votohet për ministër të mbrojtjes.  

Në mbledhjen e sotme të 55-të Kuvendit, deputetët do të duhet të votojnë për propozimet e reja të qeverisë pas dorëheqjeve të zëvendëskryeministres për eurointegrime Teuta Arifi dhe ministrit për vetëqeverisje lokale Nevzat Bejta, të cilët u kandiduan për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryeministri Nikolla Gruevski, Kuvendit i propozoi që zëvendëskryeministër i ri për eurointegrime të jetë Fatmir Besimi, ministër aktual i mbrojtjes, ndërsa ministër i ri për vetëqeverisje lokale të jetë Tahir Hani, zëvendësministër aktual për transport dhe lidhje

Pas pauzës, deputetët do ta votojnë edhe deputetin aktual të BDI-së, Talat Xhaferi për ministër të ri për mbrojtje, për të cilin, sot para Kuvendit ,“Dostoinstvo” kërkoi që të mos votohet për ministër të mbrojtjes.  

Deputetët, poashtu duhet të votojnë edhe për vendet e zbrazëta të zëvendësministrave për punë të brendshme, prë transport dhe lidhje, dhe për financa. Sipas propozimit të kryeministrit, në ato funskione do të ulen Zemri Qamili, Xhelal Bajrami dhe Adrian Xheladini. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button