Kjo gjë e dëmton shumë lidhjen tuaj dashurore

Një hulumtim i bërë në Britani të Madhe ka treguar që 28 për qind e njerëzve ndihen në siklet kur çiftet shfaqin dashurinë në afërsi të tyre.

Një e katërta e femrave ndiejnë turp kur përkëdhelen, por edhe kur mbahen për duarsh me partnerin e vet në publik, ndërsa një në dhjetë femra madje mendon edhe ta ndërpresë lidhjen me mashkullin i cili për së tepërmi e tregon dashurinë e vet para njerëzve të tjerë.

Të dhënat thonë se 28 për qind e njerëzve ndiheshin në siklet kur çiftet shfaqnin dashurinë në afërsi të tyre. Madje 11 për qind e të testuarve kanë thënë që Dita e Shën Valentinit nuk do të jetë me asgjë më ndryshe se ditët e tjera. “Unë dëshiroj të mendoj që njerëzit të cilët për Shën Valentin nuk tregojnë kujdes të veçantë, bëjnë kështu, sepse çdo ditë u tregojnë partnerëve të tyre se sa kanë rëndësi për ta”, thotë Tracey Cox, eksperte për lidhje.

Në mes formave më së paku të pranueshme të shfaqjes së kujdesit dhe vëmendjes në publik, të testuarit kanë përmendur mbajtjen e dorës rreth belit të partnerit, përkëdheljen, puthjet franceze dhe prekjen e vitheve.

Në mesin e vendeve në të cilat çiftet nuk duhet të shfaqin dashurinë janë renditur stacionet e autobusëve dhe trenave, automjetet e transportit publik, pishinat publike, palestrat dhe hapësirat afariste.

Lajme të ngjashme

Back to top button