Nick Cave dhe video e tij e ndaluar ‘Jubilee Street’ (VIDEO)

Kënga: Jubilee Street
Këngëtari : Nick Cave
Albumi : Push the sky away

Nick Cave nesër promovon albumin e tij të ri “Push the sky away”. Kënga e tij Jubilee Street u promovua ditë më parë dhe u ndalua në YouTube për shkak të skenave të zhveshura në të.

Nick Edward Cave është një këngëtar, kompozues dhe aktor nga Australia. Ai njihet shumë me grupin e tij rock “Nick Cave and the Bad Seeds” të formuar në vitin 1983. Grupi i tij shpesh ka qenë nën kritikat e opinionit për shkak të teksteve eksplicite lidhur me religjionin, vdekjen, dashurinë.

Cave është një njeri shumë ekstravagant dhe pak i “egër” në skenë. Ai ka një këngë perfekte me Kylie Minog me emrin Where the wild roses grow  si dhe me PJ Harvey me emrin Henry Lee.

Web sajti zyrtar: Nick Cave 
/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button