Shtegtimi i pëllumbit të bardhë

Si sot, edhe nesër do t`i thuash jetës “mirëmëngjes”, do ta përshëndesësh me një gotë buzëqeshje dhe dy gota forcë për të treguar se dhimbja e së djeshmes do të jetë shpresë për të nesërmen, të cilën e ke pritur që një herë dita jote të agojë me bardhësi si bora e pastër. Pikërisht erdhi ajo ditë e zymtë. Vit pas viti e masakruar, të bënë të keqen ty, oj Kosova ime, të dëbuan, të harruan dhe më e trishtuara, të morën djepat e lirisë. Shqiponjat që prisnin të fluturonin, u futën në dheun e zi që s`të ngroh as eshtrat, as zemrën, por rëndomë ta shton dhimbjen. E, si mund të gëzohet dikush duke eliminuar një jetë, një shpirt?!

Si mund të kënaqet dikush duke shkatërruar një person, duke e hedhur në baltë e pastaj i lë edhe shenja tradhëtari, pa harruar që derdh gjak të kuq me vuajtje të zezë. Vuajnë çdo ditë e më shumë familjarët në çdo cep të dhomave të ngrysura nga lotët. E dini se çfarë po presin? Një rreze dielli që t`i than lotët, do të t`i shërojë buzëqeshjet e ngrira, ndonëse është e kot, ngase mund të kesh gjithçka.

Por, gjithnjë do të ndjesh mungesën e një gjëje. Vetëm koha është shërues i gjithçkasë, ndërsa ne sot po marrim pak kohë nga brengat, nga jeta, nga ëndërrat për realitetin. E vërtetë është se jemi të pavarur, por ende nuk jetojmë si të tillë. Sepse, dëshirojmë të ecim përgjatë detit, përkundër që nuk na pëlqejnë qoftë dhe dy pika uji.Ne duam ndryshim, i cili fillon nis fillimisht vetëm nga vetja dhe te vetja. Aty fillon kapitulli i parë. Ndonjëherë nuk është e nevojshme të ndërrosh faqe, sepse historia mbetet e njëjtë. Por, ndërro librin, ato shkronja që të mësuan të vërtetat e jetës.

Lajme të ngjashme

Back to top button