Sot në Tetovë u kërcye Harlem Shake

Pas thirrjes në rrjetin social Facebook disa të rinjë nga Tetova sot iu bashkangjitën kërcimit “Harlem Shake” në sheshin e Tetovës në ora 15:00. Atmosferë e bukur, rini që shkëlqente, dhe energji pozitive – kështu mund të përshkruhet  aktiviteti i sotëm në qendër të Tetovës. 

Çka është në të vërtetë “Harlem Shake”? Teknikisht “Harlem Shake” ishte lloj i vallëzimit të viteve ’80 me origjinë në lagjen Harlem të New Yourk-ut dhe më pas filloi të popullarizohet në video spote muzikore. Në vitin 2011 “Harlem Shake” ishte titulli i një kënge elektronike nga Baauer. Dhe tani nga viti 2013, kënga po lë gjurmë në shumë video virale nëpër internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button