Nexhat Shabani rikthehet si trajner i Shkëndijës

Nexhat Shabani rikthehet në krye të shtabit profesional te skuadra e futbollit Shkëndija nga Tetova. Lajmin për emërimin në detyrën e kryetrajnerit, e ka bërë të ditur vet trajneri shkupjan.

“Po, jam trajner i Shkëndijës. Ky është vendimi që kam marrë. Të hënën do të shkojë në Tetovë për të nënshkruar kontratën dy vjeçare me kuqezinjtë”, tha ekskluzivisht për “Lajm”-in, trajneri i mirënjohur Nexhat Shabani, i cili edhe më herët ka kontribuar në udhëheqjen e Shkëndijës dhe ekipeve tjera në Maqedoni.

I njëjti do të mundohet të ndihmojë edhe KF Shkupin drejt synimeve për në Ligën e dytë të Maqedonisë. “Natyrisht se do të mundohem të jem edhe pranë KF Shkupi, të cilën kemi për objektiv ta inkuadrojmë në kategorinë e dytë”, shtoi Shabani, i cili njëherësh është edhe ndihmëstrajner i Çedo Janevskit në Kombëtaren e Maqedonisë në futboll.

Ardhja e tij në krye të Shkëndijës ishte përfolur edhe më parë, ndërkaq që kryetari i ri Idriz Ibishi për gazetën kishte thënë se Shabani është shumë pranë postit të trajnerit kryesor te kuqezinjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button