Çmimet me pakicë në shkurt më të ulëta për 0,1 për qind

Çmimet me pakicë në shkurt janë zvogëluar për 0,1 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa shpenzimet e jetesës janë rritur për 0,2 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë (ESHS).

Rritja e shpenzimeve të jetesës sipas ESHS-së, është si rezultat i rritjes së çmimeve të peshkut për 1,9 për qind, prodhimeve të qumështit për 1,5 për qind, përpunimeve të pemëve dhe të mishit për 0,5 për qind, qumështit të freskët dhe kosit për 0,4, prodhimeve të grurit dhe prodhimet e ëmbla për 0,3 dhe përpunimeve të perimeve, përpunimeve të mishit dhe pijeve joalkoolike për 0,2 për qind.

Në shkurt, rritje e shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe te mjetet e qarkullimit për 4,6 për qind, derivatet e ngurta për 2,4, preparatet për higjienë për 0,9, derivatet e naftës për 0,7, prodhimet e tjera mjekësore për 0,6, aparatet elektrike për amvisëri për 0,5, ushqimi dhe pijet në restorante dhe hotele dhe shërbimet e tjera të papërmendura në vende tjera për 0,4 dhe ilaçet për 0,2 për qind.

Zvogëlim të shpenzimeve të jetesës është shënuar te yndyrërat për 0,4 për qind, pemët dhe pijet alkoolike për 0,2, transporti ajror i udhëtarëve për 6,8, shërbimet e postave për 2,2, mjetet për arsim për 0,8, këpucët, derivatet e lëngshme dhe gazi për amvisëri dhe shërbimet për arsim për 0,4 për qind.

Çmimet me pakicë në shkurt të vitit 2013, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2012, shënojnë rritje prej 1,8 për qind, ndërsa shpenzimet e jetës rritje prej 3,5 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button