Seferi dëshiron titullin kampion në WBO

Kampioni aktual evropian në versionin WBO, Nuri Seferi, i cili gjithashtu është i treti në ranglistën e WBO-së, është pranë duelit të tij historik për të marrë kreun e renditjes në këtë kategori.
Seferi i cili ditë më parë qëndroi në Tiranë për të takuar kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën dhe ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçin, mori premtimin nga institucionet më të larta të vendit se do të marrë mbështetjen për zhvillimin e duelit të ardhshëm në kryeqytetin shqiptar.

Seferi para tij ka dy boksierë të renditur, amerikanin BJ Flores, i cili renditet në pozitën e parë dhe ish-kampionin e botës, turkun me nënshtetësi gjermane, Firat Arslan, i cili renditet në vendin e dytë në WBO.

“E kam ëndërr të kamotshme të boksoj në Shqipëri, dhe ëndrra ime po bëhet realitet. Gjithçka është gati dhe unë ka fundi i muajit prill apo fillimi i muajit maj do të boksoj në Tiranë”.

“Dëshira ime është të boksoj me BJ Flores, po ai po i ikë përballjes me mua. WBO do të zbresë atë nga pozita e parë nëse nuk bokson me mua. Por, për mua nuk ka rëndësi, në Tiranë në fund të pranverës do të marrë kreun në WBO”, ka thënë Nuri Seferi për KosovaBoxing.

Lajme të ngjashme

Back to top button