Shkëndija vs Renova shtyhet për të mërkurën

Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur të enjten pos tjerash ka sjell vendim për anulimin e ndeshjeve Shkëndija – Renova dhe Bregallnica – Napredoku, ndërsa janë edhe skuadrat tjera të cilat kanë kërkuar anulimin e javës së parë 

Arsyet për anulimin janë terrenet e papërshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve. Kështu thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. 

“Neve jemi të njoftuar gojarisht për një vendim të tillë të FFM-së. Asgjë më tepër në këtë moment nuk mund të them por anulimi është i mirëseardhur edhe për ekipin tonë” tha Idriz Ibishi me të kuptuar vendimin nga mbledhja e Këshillit drejtues të FFM-së.

Ndeshjet e anuluara Shkëndija – Renova dhe Bregallnica – Napredoku tanimë me siguri do të zhvillohen të mërkurën me fillim në orën 14:00. 

Lajme të ngjashme

Back to top button