Demant: Bartësi i listës së RDK në Saraj mohon incidentet

Disa orë pasi kryetari i Shtabit Zgjedhor të RDK-së, Artan Dika, akuzoi Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) se po bën presion ndaj anëtarëve dhe kandidatëve të RDK-së në Saraj, ka reaguar bartësi i listës së këshilltarëve të RDK-së në këtë komunë, Hali Alili. 

Alili ka kundërshtuar në një deklaratë me shkrim nënkryetarin e partisë së vet, duke përgënjeshtruar pohimet se aktivistë të PDSH-së kanë kryer presion. 

“Me plot përgjegjësi deklaroi që deri me tani nuk kemi hasur as në presione politike, as në kërcënime nga ana e aktivisteve të Partisë Demokratike Shqiptare. Me siguri bëhet fjale për ndonjë gabim apo keqinformim të kryetarit të Shtabit Zgjedhor te RDK-se, Artan Dika”, shkruan Alili.

Lajme të ngjashme

Back to top button