Gruevski: Cërvenkovski ka afat deri të dielën

Zgjedhje të parakohshme nuk vijnë parasysh, ndërsa lideri socialdemokrat Cërvenkovski ka afat deri të dielën, nëse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tregojë lidhur me këtë. 

VMRO-DPMNE nuk do të lëshojë pe. Këtë e porositi lideri i DPMNE-së dhe kryeministri Nikolla Gruevski nga qyteti i Shtipit, kur shkoi për të parë gjendjen me vërshimet. 

Gruevski tha se incidentet në parlament kanë qënë mirë të planifikuara nga LSDM-ja.

I shoqëruar nga ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, ai më pas ka shkuar në lagjet Livadi në Sveti Nikollë. Gruevski nga Shtipi porositi se vlerëson angazhimin e faktorit ndërkombëtar në tejkalimin e krizës politike në shtet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button