PDSH: Sulmi ndaj Blinit, pasqyrë e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni

Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp ka reaguar sot në lidhje sulmin ndaj nxënësit Blin Shabani nga Shkupi si dhe për keqtrajtimet e fundit që u janë bërë shqiptarëve nga persona të ndryshëm duke vlerësuar se këto akte ndodhin si pasojë e politikës antishqiptare që po zhvillohet viteve të fundit në Maqedoni si dhe neglizhencës dhe papërgjegjësisë së BDI-së kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve .

“Në tutelën e “të madhit” Ali Ahmeti dhe BDI-së shqiptarët kanë përjetuar rrahje dhe maltretime, tërheqje zvarrë të nënave dhe motrave të tyre, procese të montuara politike, thika ndaj nxënësve shqiptarë, ndaj Memetali Jasharit në Saraj, ndaj Gentijan Kaliqit nga Struga dhe e fundit ndaj Blin Shabani nga Shkupi. Në komandën e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit BDI-ja doli nga bunkerët ku është strehuar dhe kësaj radhe jo me tomahovkë por me thika dhe me kryqa duke detyruar Blinin që të puthë kryqin. Blini i vogël nuk e pranoi një gjë të tillë dhe diverzantët e BDI-së të Ahmetit dhe Grubit e zhgaravitën në fytyrë Blinin e vogël. Çdo zhgaravitje në fytyrën e Blinit flet për qyqarësinë dhe servilitetin e BDI-së”, tha sekretari për informim i PDSH-së, Ziadin Sela.

Sela theksoi se të gjithë këto raste nuk do ngelin pa u dënuar pas 24 marsit, kur ky subjekt politik do deligjitimohet dhe do të çohet në histori. 

“Shqetësues është fakti që këto raste ngelin pa u dënuar, ngelin pa u dënuar sepse këto keqbërës kanë përkrahjen e BDI-së dhe Ali Ahmetit” përfundoi sekretari për informim i dhe njëkohësisht deputeti i PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button