Rezervat devizore shtohen për 70 milionë euro

Rezervat devizore të shtetit në fund të muajit të kaluar u shtuan për 70 milionë euro në krahasim me muajin e kaluar dhe tani ato janë 2.263 miliardë euro, ndërsa rritje është shënuar edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur këto rezerva kanë qenë 2.067 miliardë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë.

Rritje është shënuar edhe në segmentin e letrave me vlerë, të cilat në fund të janarit kanë arritur në 1.574 miliardë euro, ndërsa në fund të vitit të kaluar ato kanë qenë 1.492 miliardë euro. 

Rezervat e arit të Maqedonisë në janar kanë qenë 269 milionë euro.

Mjetet devizore definohen si mjete që pushteti monetar i ka në dispozicion menjëherë dhe janë të kontrolluara nga pushteti monetar, ndërsa shërbejnë për financim të drejtpërdrejtë të çekuilibrit në bilancin pagesor dhe rregullim indirekt të çekuilibrit të tillë nëpërmjet intervenimeve në tregun devizor me qëllim që të ndikohet në kursin devizor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button