Zhernovski: Komuna Qendër simbol i institucionit që lan para

Opozita sot protestoi para ndërtesës së Komunës Qendër, dhe do të protestojnë për çdo ditë, siç thonë ata, para institucioneve që nuk punojnë në interes të qytetarëve.

Andrej Zhernovski nga LDP-ja theksoi se Komuna Qendër është simbol i harxhimeve të paarsyshme të parave të qytetarëve, komunë që është sinonim për larëse më të madhe të parave nëpërmjet projektit Shkupi 2014.

“Ne jemi kundër harxhimit të paarsyeshëm që ishte shkaku kryesor i ngjarjeve të 24 dhjetorit kur opozita dëshironte ta pengojë këtë harxhim të paarsyeshëm që çon drejt ngarkesës edhe më të madhe të vendit me borxhe. Në Komunën Qendër, pushteti nuk ka se çka të kërkojë, për shkak se anketat tregojnë se numri më i madh i qytetarëve janë kundër projektit Shkupi 2014, por edhe të përkujtoj se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2011, vetëm LSDM-ja arriti të fitojë me 3.000 vota dallim”, theksoi Zhernovski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button