(FOTO) Strugë, 19 vjeçari kapet me 1,7 kilogram drogë

Përfaqësues nga sektori për punë të brendshme në Ohër, kanë kapur mbrëmë 19 vjeçarin B.B nga fshati Bogojcë të Strugës me 1,7 kilogram marihuanë. Sipas policisë, ai kishte ngjitur në trupin tetë qese me madhësi të ndryshme dhe i ka fshehur ato nën tesha.

Djaloshi i cili ka tentuar ta kontrabandojë drogën në Austri ka qenë i hypur në autobusin “Setra” në ora 16.  Policia ka arrestuar djaloshin ./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button