DASH përsëriti apelin: të zgjidhet kriza politke në Maqedoni

Departamenti shtetëror amerikan përsëri dërgoi thirrje deri te Qeveria e Maqedonisë dhe deri te opozita, që të tejkalohet bllokada politike në vend.

“Shefat e misioneve të Ambasadës amerikane në Shkup, të Bashkimit Evropian dhe të OSBE-së publikuan kumtesë më 27 shkurt, në të cilën bëjnë thirrje për masa urgjente që të tejkalohet bllokada politike aktuale. Vazhdojmë që t’i bëjmë thirrje Qeverisë dhe opozitës në Maqedoni që të arrijnë zgjidhje”, deklaruan në Departamentin shtetëror pas paralajmërimeve për bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga ana e një pjese të opozitës në Maqedoni.

Në kumtesën e përbashkët nga 26 shkurti, e cila ishte kumtesa e dytë e këtij lloji në afat prej dy javëve, vlerësohet se Maqedonia është në udhëkryq kritik.

Shefat e misioneve diplomatike në Shkup vlerësuan se po rrezikohen aspiratat e qytetarëve për ardhmëri më të mirë dhe stabiliteti politik i vendit dhe u bënë thirrje liderëve politikë t’i japin fund krizës politike

Lajme të ngjashme

Back to top button