Ka vdekur apo jo, Hugo Çavez?

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka vdekur, lajmëruan mediat latinoamerikane, por sipas Karakasit, Çavezi ende po qeveris me Venezuelën.

“Çavezi prej muajit dhjetor ishte në vdekje klinike”, deklaroi ish-ambasadori i Panamasë në Organizatën e Shteteve Amerikane (OSHA), Gilermo Koçes për televizionin e Kolumbisë NTN24. Sipas Gilermos, Çavezi kohë më parë ishte sjellë në Havanë në Karakas, me qëllim që autoritetet e Venezuelës ta kenë mundësinë që t’i shkyçin aparatet, të cilët e mbajnë në jetë, që ka ndodhur para katër ditëve. Koçes i referohet “një burimi të besueshëm nga Venezuela”.

Televizioni përkujton se në janar Qeveria e Panamasë e ka liruar Koçesin nga detyra e ambasadorit në SHBA, pasi diplomati dërgoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Venezuelës dhe sekretarit të përgjithshëm të OSHA Hose Manuel Insulsa.

Disa përfaqësues të autoriteteve të Venezuelës ditëve të fundit kanë deklaruar se edhe pse është në spital, Çavezi ende po udhëheq me vendin. Zëvendëskryeministri Nikollas Maduri të martën theksoi në një fjalim televiziv se pavarësisht nga problemet me mushkëritë, Çavezi “jep dekrete në formë të shkruar dhe me ndihmën e mjeteve tjera dhe se punon për popullin e vet”.

Sipas Maduris, Çavezi, i cili deri para një kohe u mjekua në Havanë nga kanceri, është nënshtruar në veprime shtesë shumë të vështira, por shtoi se “presidenti është në dijeni se afër tij ka njerëz të gatshëm që në çdo moment t’i plotësojnë urdhrat e tij”.

Maduri theksoi se janë mbajtur tre takime pune me kohëzgjatje totale prej pesë orëve. Çavezi, sipas Madurs ka qenë energjetik dhe shumë i gëzuar që sërish është në këtë qytet, Karakas.

Lajme të ngjashme

Back to top button