Doganierët kosovarë zbulojnë kontrabandën me njerëz

Punëtorët e Doganës së Kosovës në Han të Elezit, kanë gjetur të fshehur në një maune me mallra, tre shtetas pakistanezë, duke tentuar të futen ilegalisht në Kosovë, transmeton gazeta Jeta në Kosovë. ”Ngarkesa në të cilën gjendeshin personat përmban material elektrik dhe është nisur nga Turqia për një kompani e cila operon në Kosovë. Oficerët doganorë, gjatë skanimit të maunes dhe pas përpunimit të imazheve të gjeneruara nga skaneri, vërejtën format njerëzore brenda ngarkesës. Personat ishin fshehur në atë formë që vetëm me kontroll vizuale nuk mund të shiheshin”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, nëpërmes një komunikate shtypi.

Së bashku me Policinë e Kosovës, është hapur maunja dhe me këtë rast janë hasur personat e fshehur. Sipas informatave të para, personat janë me origjinë nga Pakistani. Rasti është proceduar te Policia e Kosovës, e cila gjithashtu ka bërë arrestimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button