Shkëndija rrezikon të përjashtohet nga liga e parë!

Kur kanë mbetur disa ditë deri në fillimin e gjysmëstinorit pranveror në futbollin e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës është përfshirë nga paqartësi të mëdha rreth të ardhmes së saj.

FFM-ja ditë më parë ka njoftuar se Shkëndija si subjekt i ri humb të drejtën e garimit në Ligën e Parë, nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, sqaron se problemet kanë lindë nga vetë strukturat e brendshme të klubit, ndërsa drejtuesit aktual qetësojnë situatën dhe paralajmërojnë zgjidhje të këtij problemi.

Gjatë fundjavës do të nisin garat në gjysmëstinorin pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija e Tetovës ende ka paqartësi rreth të ardhmes së saj, në lidhje me transformimin në Shoqatë Aksionare pas inkuadrimit të kryesisë së re.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, më 19 shkurt njoftoi drejtuesit e skuadrës tetovare se në bazë të ndryshimeve të fundit në Regjistrin Qendror, Shkëndija është subjekt i ri sportiv, pa kontuinitet garash dhe si e tillë humb të drejtën e garimit në Ligën e Parë.

Ky njoftim i FFM-së i firmosur nga presidenti Ilço Gjorgjioski dhe nënkryetari Qenan Idrizi, sipas mediave vendore ka sjellë akuza se njeriu i dytë i shtëpisë së futbollit vendor, ka tendencë për të dëmtuar Shkëndijën.

“Pala e Federatës vendosën që mos me i dhënë asnjë përgjigje Shkëndijës, ndërsa Shkëndija e ka bërë gabimin e vet, që nuk është as i federatës, as i populates, e as i nënkryetartit të FFM-së, si¬ç thonë ata. Shkëndija ka bërë një gabim, me qëllim ose pa qëllim, pa lejen e askujt shkojnë e regjistrojnë në Regjsitrin Qendror duke prishur numrin e amzës, duke formuar një Shkëndijë të re, e cila neve si federatë nuk na pengon, se çfarë e klubi regjistrohet. Mirëpo ligji i sportit thotë se nëse formohet një subjekt i ri në mes të sezonit, nuk ka të drejtë as të inkuadrohet në kampiontin vendor të futbollit”, deklaroi nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi.

Ai sqaron se problemet janë brenda klubit, i cili si subjekt i ri mund të shkaktojë dënime nga FIFA dhe UEFA.

“Shkëndija duke garuar dhe duke qenë në Ligën e Parë, janë marë të drejtat e Shkëndijës nga personat vet. Problemet e veta që i kanë, e kanë zhdukur krejt atë Shkëndijë dhe kanë regjistruar të njëjtën Shkëndijë me numr  tjetër të amzës dhe përmes Regjsitrit Qendror është formuar një subjekt i ri. Me subjektin e ri është problemi UEFA-së, e cila mund të dënojë Maqedoninë , të gjithë ekipet dhe nuk dihet se a do të pranojë Shëknijën që të garojë në skenën evropiane”, përfundoi Idrizi.

Ndërkohë të brengosur me situatën kanë ngelur kuvendarët e Shkëndijës, ndërsa në emër të tyre ka folur Erhan Selimi, i cili kërkon zgjidhje të përbashkët për të mirën e klubit tetovar.

“Ju kisha apeluar që të tërhiqen ose të ulemi bashkarisht t’i qartësojmë punët. Mos e hudhin topin te nënkryetari Qenan Idrizi. Pa dashur të mbroj Qenan Idrizin apo dikënd tjetër, në qoftë se ata e duan të mirën e Shkëndijës, duhet patjetër të qartësohen punët dhe të ulemi bashkarisht të tejkalojmë këtë pasi kemi pak kohë dhe mos të dëmtohet klubi”, deklaroi ish-anëtari i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Dokumenti zyrtar i FFM-së thekson se Shkëndija humb të drejtën e garimit në Ligën e Parë, mirëpo situatën e qetësojnë drejtuesit e rrinj të ‘kuqezinjëve’ tetovar, të cilët janë të bindur se gjithçka do të jetë në rregull dhe se Shkëndija do të vazhdojë garat në elitën e futbollit vendor. Duke refuzuar prononcimin para kamerës së ‘TV Alsat-M’, drejtuest e rinj kanë premtuar se në ditët në vijim do të kenë dokumentin final për garimin e Shkëndijës në sezonin pranveror. 

Lajme të ngjashme

Back to top button