Zbogar: Le tu japim kohë kryeministrave

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zbogar nuk ka dashur të komentojë shumë rreth takimit të djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic. Ai tha se nuk do t’i shtojë asgjë asaj çfarë është thënë mbrëmë. Përderisa, njohësit e negocimit ndërkombëtar konsiderojnë se i takon BE-së si ndërmjetësuese e dialogut t’i jap udhëzimet se çka do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zbogar nuk ka dashur të komentojë shumë rreth takimit të djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“E di që ju intereson edhe një çështje tjetër, por ajo që ka thënë mbrëmë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, nuk ka nevojë të përsëritet më. Le tu japim pak kohë kryeministrave që janë kthyer në vendet e tyre dhe ata le t’ju shpjegojnë popujve të tyre se çfarë ka ndodhur me takimin dhe pastaj mund të diskutojmë”, tha Zbogar, transmeton RTK.

Ndërsa profesori i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj thotë se në këtë situatë pala kosovare nuk ka çfarë të ndryshojë pasi ajo gjatë gjithë kohës ka qenë konstruktive dhe në një vijë me Kushtetutën e Kosovës. Murtezaj konsideron se BE-ja si lehtësuese e dialogut duhet të jap udhëzimet se çfarë duhet të ndodhë në ditët në vazhdim.

“Qëllimi është që të kemi një marrëveshje të mirë dhe të zbatueshme në praktikë, dhe në kuadër të Kushtetutës e Pakos Ahtisari”, tha Murtezaj.

Situatën e krijuar Murtezaj e konsideron si pozicion të ngurtësisë prandaj e sheh të arsyeshme fuqizimin e pozicionit të SHBA-ve në proces.

Profesor Murtezaj thotë se ky është rezultat i mos ndryshimit të politikës së qeverisë së Serbisë karshi Kosovës, e cila mendon se me politikën destruktive mendon t’i arrijë objektivat e veta.

Lajme të ngjashme

Back to top button