Fotografi të “National Geographic” në Kurshumli An

Ekspozitë udhëtimi e fotografive nga “National Geographic” do të hapet sot në ora 13 në Kurshumli An.
Formatin e përbëjnë 60 forografi të publikuara në portalin për Ballkanin Perëndimor (balkansgeotourism.travel) të “National Geographic”.

Ekspozita është organizuar nga këshilli për gjeoturizëm i Ballkanit Perëndimor nga “National Geographic”.

Ekspozita për herë të parë është paraqitur në Washington, SHBA, në qershor të vitit të kaluar, me qëllim të promovimit të lëshimit në përdorim të portalit, që ka për qëllim ta nxisë turizmin rajonal dhe të ndihmojë në formimin e rrjetit të fuqishëm për përpunimin e nismave të ndryshme nga rajoni.

Vendet-pjesëmarrëse, respektivisht anëtare të Këshilit për gjeoturizëm janë Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Pas Shkupit, ekspozita do të vazhdojë nëpër Ballkan dhe Evropë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button