CHL, Sonte Real vs Galata dhe Malaga vs Dortmund

Derbi i sotëm në kuadër të Champions League do të zhvillohet në Madrid, ku skuadra e mbretërve do të presë futbollistët e Gallatasaray.

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, beson se skuadra e tij mund ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

“I besoj ekipit tim dhe lojtarëve të mi. Erdhëm nga grupi i Manchester Unitedit dhe më pas eliminuam Schalken duke luftuar shumë dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Asnjëherë nuk u kam thënë lojtarëve të mi se një gol mjafton. Gjithmonë u them që t’i tejkalojnë limitet e tyre, të vazhdojnë të zhvillohen”, ka deklaruar Terim në konferencën për media.

Hoze Murinho shprehet u rezervuar për këtë takim, ai vlerëson lartë futbollistët e klubit turk dhe gjithashtu strategjitë e kolegut të tij Terim.
Ndeshja pritet të fillojë në ora 20:45.

Pëballja tjetër në kuadër të Champions League do të luhet përsëri në Spanjë, ku në stadiumin e Malagës do të zbresin milionerët e Borusia Dortmund. Edhe kjo ndeshje do të jetë interesante duke patur parasysh performancën e treguar nga të dy klubet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button