Thaçi – Vuçiqit: Nëse ju rrihet në takim rrini, nëse jo mund të dilni

Tashmë dihet, fjalosja gjatë takimit në bruksel ka ndodhur ndërmjet kryeministri Thaçi dhe zëvendëskryeministrit të parë serb Aleksandar Vuçiq.

Gazeta Express ka mësuar më shumë rreth kësaj përplasjeje që ka pasur pala kosovare dhe ajo serbe gjatë ditës, në raundin e tetë të bisedimeve.

“Takimi është ndërprerë kur ka filluar përplasja e kryeministrit Thaçi me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ky i fundit i ka thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.

Kryeministri Thaçi ka reaguar duke thënë se ‘mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse jo mund të dilni’,  ka transmetuar një burim i gazetës fjalët e kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button