Atë që e fituam me pushkë dje,sot do ta mbrojmë vetëm me penë

Populli shqiptar konsiderohet si popull më i vjetër në Ballkan por edhe në botë. E kaluara jonë ishte aq e ndritur saqë na e zbardhi të tashmen e na drejtoi drejt të ardhmes.Ishte dielli ai i cili rezatoi mbi ne, por edhe fortuna e kohës që na lekundi nëper dallget e oqeanit gati sa per të na fundosur. Po jo, trimëria e qëndrueshmeria na mbanin gjallë e krenar.

Te jetoje në një kohe të atillë të ecurive të ngjarjeve ishte e domosdoshme që të përdorje armë qe të mbrosh atdhenë nga coptimi e ndarja.. Nexhat Ibrahimi nuk ështe shprehur më kot.. “Kam provuar te merrem vesh me laps e leter,por me bishat e malit nuk pati sukses as lapsi e letra, ndaj mora pushkën” Të parët tanë e kanë patur shumë vështirë po ia dolën me shumë burrëri që pas të lënë një gjeneratë e cila me shpresë, do të punon me gjuhën e veprave të saj,e të kontribojë për këtë vend.

Bëhet pyetja. Kush ishin të parët tanë,e cilët mbetëm ne? Të parët dhuruan më të shtrenjtën për atdhenë,sakrifikuan të djeshmen për të ndërtuar të sotmen tonë,fal tyre sot në të mirën e trashigojmë të lirë.

E kush jemi ne?
Ato që kanë mbi supe nje emanet të Zotit e të popullit të vet.E padyshim që neve na mbetet barra më e rrëndë-rinisë.Kjo rini e cila sot do ti lë gjurmët që ta kujtojnë kohët,që duhet të flet me zerin lartë sa të dëgjohet deri në qiell.Me jemi mbajtesit e penës e shkrujtësit e të ardhmes,prandaj ne duhet te thiremi në dituri e vlera të mirëfillta shoqerore. Popullin e arsimuar është e pamundur ta skllavërosh dhe ti grahësh rrugëve të këqia. Prijatarët e suksesit tonë si komb padyshim qe quhen dijetarë.. Ato që do të ndryshojnë gjendjen në të cilën jemi katandisur sot.

Ajo e cila është me se e rëndësishme është qe ne duhet të vetëdijesohemi e të besojmë se ne e kemi pushtetin në dorë,të besojmë në vlerat individuale të mos ulim veten me librezë partiake,të bëhemi pjestarë te tribunave në të cilat shpërndahet dituri e urtësi,të mos nisim një rrugë të cilës nuk ia dijmë qëllimet e fundi si shihet se ku të dërgon.

Kush dëshiron mirëqenie në këtë botë,le të mësojë,kush dëshiron paqe në botën tjetër edhe ai le të mësojë dhe kush dëshiron të dy botët,atëherë le të merret me dituri.
Llukmani i urtë e kshilloi djalin e tij,duke i thënë_ “O biri im ulu pranë dijetarëve me thjeshtësi dhe shoqeroi ata,sepse Allahu xh.sh. i ringjall zemrat me drhtën e urtësisë siç e ringjall tokën e shkretë me ujin e shiut” Të jemi shoqëruesit e dijes,ato që do të shkruajnë të ardhmen në gurrë që te mos shlyhet kurrë.

Në islam është krahasuar ngjyra e lapsit të dijetarëve me gjakun e dëshmorëve
Hasan Basriu ka thënë: “Allahu xh.sh i mat Ditën e Kiametit ngjyrën e penës së shkrimit të dijetarëve dhe ngjyrën e gjakut të dëshmoreve. Në peshore do të rëndojë më teper ngjyra e lapsave të dijetarëve”

Lajme të ngjashme

Back to top button