Fragment 8: Nën qiellin e dashurisë

Të shtrirë nën pemë, përmes degëve vështronim copëzat e qiellit.  Të qetë, me shikimin drejtuar lartë, sikur të donim të zbërthejmë kuptimin e pafundësisë së fragmentuar.

Pa kthyer shikimin, ajo zgjati dorën dhe më preku buzët. A thua kuptimi ishte te mos flas më? Ktheva kokën.

Në fytyrën e saj loznin hijet e gjetheve të trazuar nga era. Ashtu si mendimet e mia. Me përshkoi një ndjenjë që më shtrëngoi fytin.

Mbrëmë i kisha folur sikur të ishim një histori e thjesht pa ardhmëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button