Cliff: asociacioni i komunave serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se Kosova ka arritur shumë gjatë pesë vjetëve të pavarësisë, por ka thënë se ka edhe ngecje.

Cliff në një intervistë për “Epokën e Re”, ka porositur të luftohen korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Nëse Kosova nuk mund ta forcojë gjyqësorin dhe të merret me disa raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë shumë e vështirë për të përparuar në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Cliff.

Ndërkaq, duke folur për dialogun në Bruksel, Cliff ka thënë se asociacioni i komunave serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Përderisa asociacioni i komunave serbe nuk dëmton funksionimin e Kosovës si shtet, atëherë ai nuk është i dëmshëm apo i rrezikshëm. Në të vërtetë, ky është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Një asociacion i komunave serbe në Kosovë nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë qeverinë në nivel shtetëror në Prishtinë, ashtu siç Republika Serpska ka bllokuar qeverinë në nivel shtetëror në Sarajevë”, ka thënë Cliff.

Lajme të ngjashme

Back to top button