Depresion dhe mizori

Stres gjithandej, frika mbizotëron mbi mjedisin jetësor të cilin e ka kapluar errësira , ndërsa ne vazhdojmë të ecim nëpër rrugët e këtij labirinti drejt qëllimeve individuale të dikujt që na përfaqëson neve.Çfarë mendoni ju, ne si popullatë e këtij vendi e kuptojmë prapavijën e ngjarjeve propaganduese që ndodhin shpesh dhe vazhdimisht, e si rezultat i të cilave janë pasojat, pësimet e rënkimet që i vuajmë ne populli shqiptar i R. Së Maqedonisë?!?

Sipas mendimit tim, kjo prapavi e ngjarjeve që janë rrjedhë e paramenduar e grupeve të organizuara të këtij vendi, e kuptojmë të gjithë ne, mirëpo atë që unë e quaj “NE”  është e ndarë në kategori të shumëllojshme dhe të strukturuar në mënyrë hierarkike, saqë ka prej tyre që klasifikohen si vijon:
-Këto ndodhi i shohin me sy e i dëgjojnë me veshë, por janë pre  e përfitimeve të tyre individuale dhe kjo i kushtëzon për të thënë:  “a pave- s’pashë, a dëgjove nuk dëgjova”
Ka prej tyre që ende iu besojnë premtimeve boshe, dhe janë të mbështetur tek ato si në shpresën e vetme.
Kategoria tjetër qëndron e heshtur, por në meditime, dhe në këtë mënyrë i mbijeton maltretimet dhe torturat që na trajtohen neve, i kuptojnë fillet e pasojave, aktualisht i vuajnë ato, por nuk mund ta gjejnë dot atë udhërrëfyes që shpie drejt rrugëtimit të suksesshëm.
Janë edhe ai grupi që përmban numër të vogël të popullit Shqiptarët të cilët kanë ngelur të kënaqur duke sakrifikuar popullin e vet për të shfrytëzuar mundësitë e ligëta të ofruara nga palët dashakeqëse të kombit tonë.

Pra atë që dua të them është e vërteta e hidhur si dhe e ëmbël që e pasqyron popullin shqiptarë si komb, por me soje  të ndryshme të njerëzve…Flas për popullin shqiptarë i cili sakrifikon edhe pikat e fundit të gjakut të bekuar për këtë komb…Atë popull i cili gjithnjë ka qen i preokupuar në mbrojtjen e tokave të veta autoktone… Atë popull me përkatësi religjioze të ndryshme , por që herdo-kurdo , kur bëhet fjala për komb është i gatshëm pakushtimisht nga anë e mbanë bota të bashkohet në një emër të numrit njëjës dhe të thotë: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”

Mirëpo siç e përmenda edhe më lartë, sojet e ndryshme të njerëzve, ka edhe prej atij lloji që sipas subverimeve më të reja i quajnë “ESAD”, e që pas shumë e shumë sakrificave,vuajtjeve, torturave, rënkimeve që i bën ky popull që mos t’iu dorëzohet ujqve e dhelprave dinake,në fund të misionit,kur arrin koha për të korrur suksesin ata e tradhtojnë këtë komb duke e shitur moralin , dinjitetin, nderin, krenarin e vet, si kundërshpërblim ndaj të cilit marrin ato benificione personale të mallkuara që besoj se asnjëherë nuk mund të çojnë drejt realizimit të asnjëfarë qëllimi të përcaktuar…

Kështu që ngelemi ne rinia, gratë dhe fëmijët ata që keqtrajtohemi në rrugët e qytetit më të frekuentuara me njerëz. Eh në mes gjithë atyre njerëzve zvarriten gratë shqiptare nëpër asfaltet e qytetit nga ana e forcave mbrojtëse të brendshme të vendit. Ngelen fëmijët me traumatizimet  e tyre për shkak të dhunës që ushtrohet mbi ta nga ana e huliganëve që siç thuhet nuk kanë përkatësi të identifikuar,prej të cilëve poashtu kanë marrë fobi dhe nuk gjejnë guximin për të kryer nevojat elementare dhe kulturore që janë të patjetërsueshme sipas stilit të jetës të shek. XXI.

Ngelet rinia e dëshpëruar dhe e zhgënjyer nga veprimet demotivuese për një ardhmëri më të mirë në këtë vend…Eh si mund të pritet një e ardhme më e mirë, kur jemi të rrethuar nga faktorë demotivues të cilët shuajnë vullnetin për punë, shuajnë vrullin,entuziazmin të cilët ndihmojnë që ëndrrat mos të mbeten vetëm ëndrra por të bëhen realitet, përderisa pa e hartuar atë ëndërr apo atë vizion për një të ardhme më të mirë, nuk do të mund të dimë kahjet udhërrëfyese drejt saj…

Nga ana tjetër kemi raportet inkurajuese duke thënë se garantohet jeta e fëmijëve shqiptar në liri dhe mirëqenie !!! Por mos vallë ajo garanci ka qenë e afatizuar si dhe afati i ka skaduar para se të hyjë në përdorim!!!    NDOSHTA… Dikush në seancë parlamentare ,ku vet ky emër ka domethënie se duhet të diskutohet, të folet, të debatohet,kuptohet për çështje që e mundojnë popullin, në vend se të flasë,bojkoton me heshtje…Eh,dikush tjetër që poashtu është zgjedhur përfaqësues i popullit për të qen prezent në vendin përkatës të tyre, në vend se të qëndrojnë për të kryer obligimet e tyre duku u munduar të gjejnë gabimet si dhe zgjidhje të problemeve, ato largohen dhe zhduken fare…

Thuhet se Zoti i sfidon njerëzit me sfida të cilat ato mund ti përballojnë, i sprovon ato duke i bërë edhe më të fortë,kuptohet nëse e kalojnë atë test, e nëse jo, atëherë rezulton gabimi i cili nuk mund të redaktohet,por nga i cili mund të mësohet…Poashtu thuhet se budallai mëson nga gabimet e veta,kurse i mençuri nga gabimet e huaja,andaj ne mund të bëjmë një shfletim në histori e ndoshta mund të marrim ndonjë mësim me vlerë…

Mirëpo prapë se prapë është fakt se njeriu i gjallë gabon dhe sado që të marrë masa mbrojtëse me bindshmëri të plotë flas se mësimin më të mirë,më me vlerë,atë që kurrë s’do ta harrojë e fiton nga gabimi i vet, sepse gjërat që i përjeton dikush tjetër,asnjëherë nuk mund ti ndjesh me peshë të njejtë ashtu si do ta kishe përjetuar  vet…Mizoria e vuajtja e përforcojnë karakterin e njeriut,durimi i’a ngrit cilësinë karakterit,por heshtja e madhe mund ta shkatërron atë në pafundësi, duke futur thellësisht injorancën në zemrat e tyre…Megjithatë,këto faktorë që u përmendën janë faktorë kyq për mbijetesë të një njeriu,për mbijetesë të një populli,mirëpo duhet të menaxhohen sipas nevojes dhe të rradhiten në mënyrë që ndërmjet veti të kenë distancë,mesatarja e të cilës është numri që paraqet rezultatin e detyrës.

Një vit ka stinë të ndryshme ,ka stuhi, ka vërshime e dëborë,ka temperatura të ngrohta dhe të ftohta, të cilat ndryshohen sikur kur të kalosh nga një fazë në tjetrën,pra ashtu si e vërteta e popullit ton që është e hidhur dhe e ëmbël, edhe jeta ka pjesët e hidhura dhe të ëmbla të saj,por ajo që na takon neve është që asnjëherë të mos dorëzohemi, ngase pas shiut gjithmonë del dielli…

Lajme të ngjashme

Back to top button