Maqedonia nuk është në listën e vendeve me infrastrukturë të mirë

Sipas raportit të Forumit botëror ekonomik për konkurrencë globale për periudhën 2012-2013, vendi me infrastrukturë më të mirë në botë është Zvicra, njoftoi Business Insider.

Në raport, SHBA-të janë në vendin e 25-të, prapa vendeve si Arabia Saudite, Spanja dhe Koreja Jugore.

Para SHBA-ve gjenden Britania e Madhe, Arabia Saudite, Koreja Jugore, Barbadosi, Omani, Suedia, Spanja, Belgjika, Japonia, Kanada, Bahreini, Danimarka, Luksemburgu dhe Portugalia, të cilat gjenden në vendet prej 11 deri në 24.

Siç njofton Faktor.mk, Maqedonia nuk është në këtë listë, por ashtu siç njoftoi dje Oda Ekonomike, vendi gjendet në nivel jashtëzakonisht të keq sa i përket infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore. 

Praktikisht, përderisa bota dhe rajoni kanë punuar, qeveritë e Maqedonisë janë kujtuar dhe janë menduar, se çka është më mirë për t’u ndërtuar, koridori 8 ose koridori 10. 

Në ndërkohë, Kosova dhe Shqipëria u lidhën me rrugë moderne, ndërsa nëpër Rumuni dhe Bullgari në drejtim të Greqisë është duke përfunduar koridori 4, që paraqet konkurrencë të drejtpërdrejtë të koridorit tonë numër 10.

Këto janë 10 vendet me infrastrukturë më të mirë në botë: Holanda, Gjermania, Austria, Islanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Hong Kongu, Finlanda, Singapuri dhe Zvicra. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button