Ja si te bëheni e dashur e përkryer

E keni gjetur të dashurin e përkryer? Nëse jeni duke e kërkuar një mënyrë për ta bërë të lumtur dhe ta mbani për vete, ne ju zbulojmë disa hapa të thjeshtë, në mënyrë që të bëheni e dashura e tij e përkryer.

Le të ndihet i veçantë: Secili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë. Sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që i pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.

Impresionojeni: Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes e ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi. Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.

Meritojeni respektimin e tij: Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë. Nëse besoni në vete dhe në aftësitë tuaja dhe e keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do të ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.

Vishuni mirë: Për mashkullin nuk ekziston një – gjë më seksi sesa një e dashur, e cila e ndriçon hapësirën në të cilën paraqitet me dukjen e saj. Bëhuni ajo e dashur. Kur e tërë dhoma të ndalet dhe të ju shikojë, do ta ndieni se si zemra e të dashurit tuaj rrah me krenari dhe lumturi. Për këtë arsye, secilën herë kur të dilni me të vishuni mirë.

Jini inteligjente: E dashura e mirë është e vetëdijshme për botën rreth saj. Nuk keni nevojë të jeni shkencëtare, por mund të jeni inteligjente kur të bisedoni me të. Nëse ia dilni, nuk ka shans që do t’ia lejojë vetes ta humbë dikë sikur ju. Nuk themi se duhet të jeni një enciklopedi në dy këmbë, person inteligjent është ai i cili di disa gjëra, por që i di shumë mirë.

Kujdesuni për vete dhe për të dashurin: A kujdeseni për veten? Mbusheni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivizëm. Ushtroni, dukuni bukur dhe ndihuni mirë. Nëse të dy jeni të kënaqur me veten dhe me jetën tuaj, do të përhapni pozitivizëm, i cili do të ju sjellë shumë të mira në jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button