Rufi Osmani VS Nevzat Bejta

Zgjedhjet lokale të marsit të sivjetshëm, në qytetin e Gostivarit karakterizohen nga pretendentët kryesorë të kësaj gare zgjedhore. Dy protagonistët kryesor Rufi Osmani dhe Nevzat Bejta, edhe paraprakisht kanë qenë të ulur në kolltukun e kryetarit të Komunës. Rufi Osmani në dy mandate, në vitin 1996 dhe 2009, dhe Nevzat Bejta në mandatin e marr në vitin 2005. Një gjë është më se e sigurt, njëri nga ato gjithsesi se do të ulet sërish në të njëjtin kolltuk. Për tre kandidatët e partive të tjera, realisht mundësitë janë thuajse inekzistente. Nëse elektorati në qytetet e tjera ka hamendje se cilin nga kandidatët do të votojnë, duke u nisur nga ajo se të paktën një kandidat konkurron për herë të parë për të fituar mandatin e kryetarit, në Gostivar elektorati e ka shumë lehtë të përcaktohet se kujt do të ja jep votën. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, Gostivari u drejtua nga Nevzat Bejta, ndërsa nga viti 2009 e deri tash nga Rufi Osmani. Një periudhë 8 vjeçare me një kujtesë shumë të freskët për të bërë krahasimin. 

Çka fitoi Gostivari në mandatin e Nevzat Bejtës ? Fillojmë nga e para. Viti 2005 deri në gjysmën e vitit 2006, u karakterizua me aktivitetin e tij për rrënimin e më se 900 objekteve të ndryshme të ndërtuara paleje ose me leje të përkohshme. Aty këtu u bënë edhe disa investime në infrastrukturë, siç ishte rregullimi i parkut të vogël të qytetit, disa rrugë dhe kanalizime në qytet dhe fshatrat për rreth. Mjetet financiare ishin siguruar nga avancet për pagesën e komunaleve, të cilat pastaj u bën mollë sherri për pronarët e objekteve që kishin paguar, sepse ligjërisht nuk u pranoheshin nga ana e institucioneve kompetente.
Nga viti 2006 deri në vitin 2008, puna e tij me apo pa dëshirë kaloi në moratorium. Me ardhjen në pushtetin qendror të Partisë Demokratike Shqiptare, puna e Nevzat Bejtës realisht u paralizua. Ankesa e këtij të fundit për dy vite me radhë ishte e njëjtë dhe nuk ndryshonte. Thoshte se Partia Demokratike Shqiptare uzurpoi qeverinë pa vullnetin e shqiptarëve dhe me dëshirën e Gruevskit, dhe se kjo parti po penalizonte Gostivarin duke mos lëshuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Edhe pse realisht, gjatë kësaj periudhe pati investime nga ana e qeverisë, por pa kaluar nga duart e Nevzat Bejtës. 

U ndërtua objekt shtesë në gjimnazin e Gostivarit, u përshtat objekti ku tani funksionon fakulteti i USHT-së, pati dhe investime në infrastrukturë në disa fshatra të Gostivarit. Nevzat Bejta lëvizi paksa nga viti 2008 deri në zgjedhjet e vitit 2009, periudhë kjo që BDI sërish u kthye në qeveri. Kjo periudhë u shoqërua me disa investime në disa lagje të qytetit dhe fshatrat e Gostivarit, por siç u pa shumë nga këto investime të realizuara ishin kryer pa u paguar për çka u detyrua pasardhësi i tij të paguar pastaj shumë llogari të lënura hapur sidomos ndaj disa sipërmarrjeve të qytetit. 

Do të thotë se dy vite në opozitë, Nevzat Bejta shpalli moratoriumin, kurse dy vitet e tjera rrënoi objekte dhe ndërtoi ca rrugë e kanalizime me financim nga avanset që u ishin marrë pronarëve të objekteve paleje dhe disa punë të tjera që kishin ngelur pa u paguar. Në këtë mandat, nga politikat sociale që ndërmori Bejta, karakterizohet vendimi i tij që veturat e taksive të ngjyroseshin me ngjyrë të verdhë dhe të merrej licenca vjetore nga komuna nga ana e gjithë taksistëve. Puna e tij si kryetar komune, me apo pa të drejtë mori vlerësimin në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kur dhe humbi betejën. Por gjithsesi se populli ka të drejtë, edhe atëherë në rast se gabon, nëse mund të quhet ashtu.  

Në prill të vitit 2009, Rufi Osmani pasi fitoi zgjedhjet me plebishit popullor, filloi punën si kryetar komune. Dy ndërmarrjet publike ishin para një kolapsi të vërtetë, kurse edhe vet komuna ishte para një bankroti të vërtetë. Nga roli i një opozitari të dyfishtë, Osmani filloi betejën me vetveten. Njërën nga ndërmarrjet publike e çoi në falimentim, nga shkaku se kompetencat mbi urbanizmin kishin kaluar në sektor komunal dhe si ndërmarrje kishte humbur kompetencat e veta, por edhe nga fakti se kjo ndërmarrje numëronte mbi 1 milion euro borxhe. Ishte një hap i guximshëm i tij, nga shkaku se largoheshin nga puna afro 20 punonjës, dhe ndërmarrje që po shkonte në falimentim prekte drejtpërdrejtë interesat e shumë grupeve të interesit, përfshi këtu edhe disa sipërmarrje private. Ndërmarrja tjetër publike, me mundësitë që u krijuan kaloi nga faza kritike. Punonjësit filluan të marrin rroga të rregullta dhe filluan tu paguhen kontributet, kurse edhe parku vozitës i kësaj ndërmarrje u ripërtëri në masën 90 për qind, duke siguruar pajisje të shumta transportuese dhe gjetiu.
 
Në Komunë pagoi në tërësi borxhet e trashëguara, përfshi këtu edhe shumë kompensime të pronarëve të objekteve të rrënuara në kohën e Nevzat Bejtës, pasi paraprakisht kishin fituar betejën në gjyq. Edhe pse në një opozitë të thellë, i ndjekur vazhdimisht nga  dylbitë e gjitha institucioneve të shtetit, Osmani brenda katër viteve realizoi 8 milion euro investime kapitale, rriti buxhetin bazë nga 3,5 milion në vitin 2009 në 7 milion euro në vitin 2013 dhe siguroi fonde shumë financiare në lartësi prej 12,5 milion euro për investime në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. U investua gjithandej vendbanimeve rurale dhe në qytet. Pati investime në objektet shkollore, siç ishte shkolla e mesme teknike komunale, ajo e ekonomisë, dhe shumë shkolla të tjera. Në këtë kohë, Gostivari ka rrugë të reja, ndriçimi publik pësoi ndryshime rrënjësore, ashtu sikurse pastërtia publike. Në disa fshatra u tejkaluan disa probleme akute me të cilat ballafaqoheshin banorët, siç ishte fshati Debresh me mungesën e ujit për pije, rruga regjionale Çegran – Forinë, e shumë të tjera. Gjithë këto reforma dhe investime, duhet përmendur se u bënë në një kohë kur komuna doli nga një kolaps financiar, dhe kur komuna e Gostivarit shihej nga institucionet e shtetit si një dele e zezë. 

Merita kryesore dhe që sot nuk mund të kontestohet nga askush, është qasja e Rufi Osmanit ndaj familjeve të viktimave nga ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997. Osmani arriti  të ngrejë përmendore për dëshmorët e flamurit. Familjarët e tyre u trajtuan të privilegjuar në aspektin e punësimeve dhe asistencave të natyrave të ndryshime. Në mandatin e tij, Osmani arriti që dëshmorët që i ndjente si amanet të vetin tu siguronte pavdekësinë. 
Për çdo vit u përkujtuan në mënyrë dinjitoze. Shumë personave të tjerë që pësuan nga ngjarjet e 9 korrikut të rregullonin statusin e tyre të punës. 

Sot kemi një komunë të rehabilituar financiarisht, ndryshe nga viti 2009 kur Osmani erdhi të menaxhon komunën me vullnetin popullor, gjithnjë duke e pas para sysh faktin se Osmani kishte përballë një qeveri republikane e cila pos bllokimin dhe injorimit institucional nuk asistoi në asnjë moment të paktën për të mirën e qytetarëve të Gostivarit, të cilët nuk janë as të Rufi Osmanit, dhe të asnjë politikani tjetër. Dhe tani qytetarët e Gostivarit pa marr para sysh ngjyrimet politike, nacionale dhe fetare, e kanë lehtë të përcaktohen në ditën e votimeve se për kë do të votojnë. Për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe sinqeritetin, ose për një opsion tjetër. Për personin që luftoi mafinë urbane, korrupsionin, nepotizmin dhe kriminalitetin tjetër institucional, apo për një opsion tjetër. Me gjithat, populli ka të drejtë edhe atëherë kur konsiderohet se gabon. 

Lajme të ngjashme

Back to top button