Pique: Do ti shënojmë 4 gola Milanit

Humbja 2-0 e pësuar në ndeshjen e parë në “San Siro” nuk ka ndikuar në besimin e Barcelonës për kualifikimin në çerekfinalet e Champions. 

Jo vetëm kaq, por qendërmbrojtësi Gerard Pique beson tek një goleadë, një sukses 4-0 që do të kompletonte një përmbysje historike për katalanasit në “Camp Nou”.

“Besoj se do t’ia dalim mbanë. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe ndonëse luajmë ndaj një ekipi të madh në Europë, jam i bindur që do t’ia dalim mbanë”, deklaroi Pique, në konferencën për shtyp përpara superpërballjes së të martës.

“Është një ndeshje e veçantë për ne, por tifozët duhet të besojnë. Nëse nuk besojnë, më mirë t’ia dhurojnë biletën ndonjë miku apo të afërmi, pasi do të kemi nevojë për një publik që të na mbështesë që nga fillimi”.

Përsa i përket natyrës së kësaj ndeshje, qendërmbrojtësi shtoi: “Është e sigurtë që Milani do të mbyllet pas në mbrojtje, por kështu bën çdo ekip që vjen në fushën tonë dhe gjithmonë ne shëojmë shumë gola. Edhe këtë herë, jam i bindur që do të realizojmë 3-4 gola, mjaftueshëm për të kaluar”.

Nga ana e tij, trajneri Roura, nuk e fshehu nevojën për një ndeshje perfekte. “Kush do të luajë nuk është përcaktuar ende, varet nga shumë gjëra, por një ide të përgjithshme e kemi. Kjo është një ndeshje ku duhet një barazpeshë e veçantë mes ekuilibrit dhe presingut. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për klubin tonë, por unë besoj tek mbrëmja perfekte”.

Lajme të ngjashme

Back to top button