Si të fshehni poret?

Poret janë një problem mjaft shqetësues për femrat sepse lyerja me produkte të ndryshme kozmetike dhe mos kujdesi i duhur ka nxitur rritjen e madhësisë së tyre dhe si rezultat në lëkuren e fytyrës tonë krijohen gropa të vogla aspak të pelqyeshme.

Tek disa persona poret janë më të dukshme se tek disa të tjerë, kjo ndodh për shkak të tipit të lëkures që ato kanë, nëse keni lëkurë të thatë madhësia e poreve do të jetë e vogël, ndërsa nëse keni lëkurë të yndyrshme normalisht që do të keni pore të mëdha.

Por si t’i fsheni ato ose të pakten të zvogëloni madhësinë e tyre. Së pari është shumë e rëndësishme për një femër trajtimi i fytyrës dhe kujdesi i duhur ndaj saj. Që do të thotë pastroni fytyren me locione nga më të ndryshmet që janë krijuar me këtë efekt. Së dyti, laani fytyren në mëngjes, dhe në darkë me sapun ose locion. Pasi të keni larë fytyren, lyeni atë me një krem hidratues.

Ju këshillojmë të përdorni krem pa shkëlqim që të mos bierë në sy madhësia e poreve.

Lajme të ngjashme

Back to top button