Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që prej sonte në mesnatë të lirohen çmimet me pakicë të derivateve të naftës. 

Sipas vendimit të Komisionit, benzinet pa plumb do të lirohen për 1.50 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të lirohet për 2 denarë për litër. 

Kjo do të thotë se Eurosuperi 95 do të shitet me çmim prej 83.5 den/l, Eurosuperi 98 për 85 den/l dhe Eurodizel për 71 den/l. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button