Pozita se si flini, tregon fshehtësitë tuaja

Një studim i drejtuar nga eksperti i gjuhës së trupit, Robert Filip, ka zbuluar se pozicioni ynë i gjumit pasqyron jo vetëm gjendjen shpirtërore dhe nivelin e stresit, por edhe personalitetin tonë të fshehur. Janë gjithsej katër pozita të fjetjes të cilat tregojnë fshehtësitë e juaja. Këto janë pozicioni “fetus”, pozicioni “Log”, pozicioni “Yearner” dhe pozicioni “Freefall”.

Pozicioni Fetus
Njerëzit që flenë kështu janë duke u përpjekur të qetësohen dhe të largojnë stresin nga aktiviteti i shumtë ditor. Sa më lart të jenë ngritur gjunjët dhe sa më poshtë të jetë ulur koka, aq më shumë rehati do të ndjeni. Personat që flenë në këtë mënyrë janë të vetëdijshëm, të rregullt dhe duan që çdo gjë të jetë në vendin e vet, por e meta e tyre është se mendojnë shumë për gjërat dhe se shpesh shqetësohen pa qenë e nevojshme. Individët që flenë kështu në shumicën e natës, pritet të jenë të freskët kur të zgjohen, sepse ata kanë aftësinë të copëtojnë problemet e ditës së shkuar dhe t’i organizojnë ato në mënyrën e duhur.

Pozicioni Yearner
Pozicioni Yearner ka dy shpjegime të mundshme: Krahët e shtrirë drejt interpretohen sikur personat po ndjekin ëndrrat e tyre ose përkundrazi shpjegohen sikur ndihen të ndjekur nga të tjerë. Këta njerëz duan më shumë nga jeta dhe dëshirojnë të marrin gjithçka iu duket e bukur, janë të gatshëm të shkojnë pas çdo sfide të re që i del përpara. Individët që flenë në pozicionin “Yearner” janë kritikët më të ashpër të vetes, gjithmonë duke pritur më të mirën nga gjithçka që bëjnë. Ata gjithashtu heqin dorë shumë shpejt nga gjërat, që nuk bëhen sipas mënyrës së tyre apo që nuk i përshtaten. Personat që flenë në pozicionin “Yearner”, janë të etur për të përballuar sfidat e ditës dhe gjithnjë në kërkim të mundësive të reja.

Pozicioni Log
Personat flenë duke e mbajtur kokën, qafën, krahët, këmbët dhe të gjithë trupin të shtrirë në vijë të drejtë. Këta njerëz sa më gjatë të flenë kështu, aq më shumë të pandjeshëm janë ndaj mendimeve që kanë, por rrezikojnë t’ia vështirësojnë punët vetes, duke qenë se bëhen persona të papërkulshëm, të pandryshueshëm. Individët “Log” janë të vendosur në rrugën e tyre dhe mund të jenë edhe kokëfortë, pasi këmbëngulin t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre duke marrë kështu pamje të ngurtë. Të flesh në pozicionin “Log” mund të ndikojë që të zgjohesh më i ngarkuar sesa ishe teksa u shtrive për të fjetur.

Pozicioni Freefall
Në këtë pozicion personat flenë përmbys dhe me duart e mbështetura mbi jastëk. Fizikisht ky është pozicioni më i vështirë për të rriturit. Personat “Freefall” priren të mendojnë sikur jeta ndodh atje jashtë dhe ata janë vetëm spektatorë të saj, gjë që i bën të ndihen sikur nuk mund të kontrollojnë asgjë që ndodh. Këta zgjohen duke ndier se kanë akoma gjëra të lëna përgjysmë nga dita e shkuar, kjo i bën të ndihen në ankth rreth gjërave që kanë për të bërë sot. Njerëzit “Freefall” kanë nevojë të përballen ngadalë me gjërat duke kaluar tek të tjerat në kohën e duhur për ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button