Ky burrë ia nxori namin e zi në internet kunatës (FOTO)

Një amerikan ka vendosur t’ia nxjerrë namin e zi kunatës së tij.

Pasi kishin gatuar shumë ushqim për Ditën e Falenderimeve, ai dhe gruaja e tij i dhanë kunatës një tavë me patatet që kishin tepruar.

Katër muaj më vonë, kunata ia ktheu tavën, bashkë me … patatet.

Atëherë amerikani i bëri një foto dhe e postoi tavën në faqen sociale Reddit. Miliona njerëz e kanë parë foton brenda pak orësh.

Burri që postoi foton thotë se ai është mësuar me këto gjëra dhe e pastroi vetë tavën. Jeta me katër fëmijë e ka bërë atë të përballojë shumë gjëra.

Por i pyetur nga përdoruesit e Reddit, ai thotë se kunata e tij është e re dhe e papërgjegjshme. “Ajo ka dëshirë që të tjerët të pastrojnë gjërat që bën pis ajo,” tha ai.

Mesa duket, kunata e kishte harruar tavën në bagazhin e makinës së saj përgjatë gjithë kohës.

Lajme të ngjashme

Back to top button