Të jesh gay dhe shqiptar në Maqedoni është shumë e rendë

Të jesh gay në Maqedoni, dhe mbi të gjitha të jesh shqiptar është tepër e vështirë, këtë e them nga fakti që shumica e popullatës shqiptare janë shumë të dhënë pas fesë. Sipas predikimeve fetare homoseksualiteti është rreptësisht i ndaluar, gjë qe ata i shtyn edhe më shumë për të urryer popullatën gay.

Mund të them se religjioni nuk është  e vetmja arsye se pse shqiptarët e urrejnë popullatën LGBT ,por është mos-informimi i popullatës shqiptare dhe kjo sjell te mosdija. Nëse e pyet shumicën e njerëzve në lidhje me këtë gjë, ata ose thuan që jemi te sëmure  ose  thjeshtë nuk dëshirojnë të  dinë  asgjë që ka lidhje me komunitetin LGBT.

Duhet ditur se te jesh gay, nuk është  diçka që ti e zgjedh si person, por është  diçka me të cilën lind dhe duan apo s’duan shumica ta pranojnë, njerëz  si që jam edhe un ekzistojnë .Un e kam pasur shumë vështirë dhe ende e kam shumë vështirë të jetoj jetë të dyfishtë duke mos pasur fuqi t’ju them njerëzve më të afërt që unë jam djalë dhe dua një djalë.

Mua askush nuk më  ka ofruar ndihme, atëherë kur më së shumti më është dashur, as prindërit pasi që ende nuk isha gati t’ju tregoj, as shoqëria, e askush. Duhej ta mbaja të fshehur për një kohe të  gjatë, duke e munduar veten dhe duke shpresuar që  ndjenjat të cilat i kam do të ndryshojnë. 

Në Maqedoni ne kemi një problem shumë të  madh në  pranimin e ndryshimeve shoqërore, jo që nuk ka pasur me herët persona LGBT, gjithmonë ka pasur, mirëpo populli asnjëherë nuk i ka pranuar. 

Unë  sinqerisht si një  person gay  shprehi keqardhje që shumica kanë sjellje arrogante ndaj meje dhe ndaj të drejtave të mia njerëzore.  Përderisa në vendet perëndimore ekzistojnë familje gay, dy meshkuj  të cilët kanë dashuri për njëri tjetrin ose dy femra të dashuruara,këtu jemi të lëne anësh edhe nga politikanët shqiptarë të cilët shtiren sikurse  këtu nuk ka shqiptarë LGBT. 

Unë  vetëm shpresoj se një ditë në vend që te ikim nga vendi jonë, nga Maqedonia, të kemi mundësi të  mbrohemi nga vetë institucionet,të kemi të drejta të barabarta si gjithë personat e tjerë. Në vend që të humbni  fëmijët tuaj ,pranoni ato ashtu si janë. Mendoni si do të ndjeheni nëse fëmija juaj bën vetëvrasje vetëm për shkak të faktit që askush nuk e pranon si gaz. Ju duhet ti pranoni dhe t’u dhuroni dashuri. 

Dhe ju që gjykoni  nuk e mendoni në vete, çfarë do te bënit ju nëse fëmija juaj vjen dhe ju thotë se : Mami dhe babi un jam gay, a e keni pyetur veten!?

Kështu qe para se te gjykoni  mendoni mirë mund të jetë dikush që e keni shume afër.

Autori kërkon te mbetet anonim, ka 20 vjet, është nga Shkupi dhe është student i suksesshëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button