Xhaferi: Njerëz të prapambetur janë ata që mendojnë se smund të jem ministër

Ata të cilët mendojnë se funksioni i ministrit të mbrojtjes dhe përvoja ime si komandat i UÇK-së nuk mund të shkojnë bashkë janë njerëz të cilët i ka shkelur koha për më pak se një dekadë. Kështu është shprehur ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi në një intervistë për REL.

“Është fakt i pakontestueshëm se gjatë vitit 2001 unë isha komandant i UÇK-së,  por njashtu është fakt pakontestueshëm se ngjarjet e vitit 2001 u përmbyllën me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO), marrëveshje sipas së cilës u ndryshua dhe Kushtetuta e Maqedonisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje u miratuan dy ligje të rëndësishëm: Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëmarrësve të forcave speciale dhe Ligji për amnisti të pjesëmarrësve të UÇK-së. Këto dy ligje janë në përputhshmëri me MKO-në. Për këta 10 vite, shumica e pjesëmarrësve të  Armatës së Maqedonisë të cilët sikur unë dolën në UÇK , sërish u kthyen në Armatën e Maqedonisë në bazë të MKO-së dhe kryejnë funksione dhe detyra në bazë të formacionit, gjë që është nënshkruar edhe nga komandanti më i lartë, presidenti i shtetit” thotë Xhaferi.

Ai thekson se në këtë kontekst, nominimi dhe emërimi i tij për ministër të mbrojtjes nuk është kundër ligjor.

“Një personi i cili gjatë gjithë kohës ka punuar me përkushtim intelektual, fizik dhe profesional në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, pas gjithë asaj që e ka kaluar në jetë mendoj se është një sfidë ti jepet mundësia të jetë njeriu i parë i mbrojtjes, që të mund ta rrumbullakosë gjithë këtë kontribut” flet më tej Xhaferi. 

“Si deputet në Parlament, në tre mandate kam qenë i kyçur drejtpërsëdrejti në krijimin kornizës ligjore të statusit të Ministrisë së mbrojtës si dhe të gjitha institucioneve të tjera përkatëse. Në këtë kontekst, mendoj se është dhe ka qenë një sfidë për mua duke pasur parasysh se kam qenë dhe zëvendësministër i mbrojtjes në periudhën 2004-2006” thotë Talat Xhaferi i cili thekson se i ka pritur reagimet kundër emërimit të tij.

“Edhe pse në publik dalin reagime negative unë personalisht kam marrë reagime pozitive dhe urime nga rreth 40 % të personave të cilët nuk janë shqiptar” thotë mes tjerash ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi. 

Ai ka folur edhe për ‘Ligjin e Branitellave’ duke theksuar se BDI nuk do heq dorë nga insistimi ai të përfshijë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button