Bashkangjituni flashmob-it për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Te festojme 5 Vjetorin e Pavaresise se Kosoves me nje SUPERFLASHMOB ne Sheshet kryesore ne Tirane, Prishtine dhe Shkup ne 17 Shkurt 2013 nen tingujt dhe zerin e kenges se Rita Ores “Hot Right Now”. Në Shkup flashmobi do të mbahet në ora 11:00 para Qendrës tregtare City Mall.

Kjo ide ka qenë e Këshillit rinor shqiptar dhe shoqatës Art Kontakt, që përmes këtij flashmobi të dërgojnë mesazh botës që edhe shqiptarët janë popull evropian.

Të gjithë të interesuarit mund të ndjekin informacionet më të reja në rrjetin social Facebook në faqen e tyre zyrtare Flashmob 17 shkurt, ndërsa aty do të gjejnë edhe videon për ta mësuar koreografinë e këngës.

Ndryshe, Flashmob konsiston në një bashkim njerëzish të cilët mblidhen së bashku për të realizuar një qëllim të përbashkët një ngjarje jo të zakontë e cila zgjat disa sekonda ose minuta. Mbledhja e personave të cilët marrin pjesë në flashmob organizohet nëpërmjet rrjeteve socialeve ose telefonisë celulare, jo me lajmërime zyrtare. Ndërsa ky i fundit është i pari i këtij lloji që organizohet për festën e pavarësisë së Kosovës në këto tre qytete. 

Organizatorët ftojnë të rinjtë të bashkohen për këtë rast duke vallëzuar të gjithë bashkë në një koreografi të sinkronizuar. 

Mësojeni koreografinë dhe të dielën në ora 11:00 para qendrës tregtare Skopje City Mall të festojmë të gjithë së bashku.

Lajme të ngjashme

Back to top button