Ja çka pëlqejnë djemtë

Djemtë janë ndonjëherë të vështirë për t’u kuptuar. Vajzat të cilat duan të krijojnë raport me ta përpiqen të sajojnë ide dhe alternativa për të rënë sa më tepër në sy. Por çfarë mendojnë dhe pëlqejnë vërtet djemtë? Ja disa vëzhgime që nuk i kishit menduar ndonjëherë:

– Vajzat me syze: Pavarësisht se çfarë kanë thënë gratë e moshuara dikur në lidhje me vajzat që mbajnë syze, të cilat nuk preferohen shumë nga djemtë kjo nuk është e vërtetë. Në sytë e tyre ato jo vetëm që duken interesante por kanë dëshirë t’i njohin më tepër. Nëse ndodh t’i shohin shpesh u kalojnë afër në mënyrë që të bien në sy. Vajzat me syze janë për djemtë misterioze, ato krijojnë përshtypjen e diçkaje që duhet zbuluar dhe përfaqësojnë vajzën inteligjente dhe atë të pavarur.

– Më mirë pa grim: Ata pëlqejnë në mënyrë të veçantë buzët që shkëlqejnë pak dhe grimin sa më natyral. Sa më të rafinuara të jenë vajzat aq më tepër i pëlqejnë djemtë. Dhe për më tepër ata pëlqejnë bukurinë natyrale, atë që është seksi pa u sajuar në mënyrë të sforcuar. Urrejnë grimin, pasi kështu e kanë të vështirë të puthin.

– Takat e larta: Nuk mund të mohojnë që pëlqejnë vajzat elegante dhe të veshura bukur. Këtu përfshihen dhe takat por kurrë ato të larta. Nëse shkoni diku dhe takat tuaja janë aq të larta sa koka juaj është dukshëm, sipër tij, atëherë ai do të ndihet shumë në siklet. Madje në këto raste nuk do të preferonin të dilnin fare, sepse ndihen të frikësuar. Një mashkull kërkon të jetë superior në çdo mënyrë.

– Sinqeriteti: Në fund të fundit, pavarësisht shijeve specifike që ata kanë mbi paraqitjen vlerësojnë shumë një vajzë të sinqertë. Që di të jetë e vërtetë, besnike, por jo naive. Janë ata që shpesh bëjnë zgjedhjet, ndaj mendohen mirë dhe e dinë se çfarë duan.

– Joshja: Përveçse duan të ngacmohen atyre u pëlqen edhe të joshen pak nga pak. Nuk u pëlqen t’ua thuash mendimet dhe dëshirat menjëherë. U pëlqen të luajnë, pasi kjo e bën raportin më argëtues dhe të këndshëm. Një mënyrë joshjeje për ta do të ishte veshja e fustaneve jo shumë të shkurtër. Natyrisht nuk duhet ta teproni me veshje, sepse nëse mundoheni të zbuloni shumë, atëherë kjo shndërrohet në vulgare dhe është e pakëndshme për syrin e shumicës së djemve.

Lajme të ngjashme

Back to top button