Ibrahim Luma përkohësisht do të jetë trajner i Shkëndijes

Pasi të premten drejtuesit e rrinjë të Shkëndijës shkarkuan nga posti i rij trajnerin, Artim Shaqirin, si zgjedhje e përkohshmë në drejtimin e skuadrës është emëruar Ibraim Luma. Ish-futbollisi i kësaj skuadre vite me rradhë punon me kategori të ndryshme të ekipi ‘kuqezi’, e herë-herë edhe me ekipin e parë.

Luma ka qenë gjithmonë pranë skuadrës, atëherë kur ka qenë i nevojshëm dhe kësaj rradhe përsëritet historia, pasi do të drejtojë ekipin deri në zgjedhjen e trajnerit të ri, që do të zëvendësojë në pankinë, Shaqirin.

Luma do të drejtojë ekipin e Shkëndijës në miqësoren e të dielës me KF Shkupin në Çair, ndeshje kjo që do të zhvillohet për nderë të pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kujtojmë se te skuadra e Shkëndijës javën që lëmë pas ndodhën ndryshime në kryesi, me Idriz Ibishin që është kthyer në presidencën e skuadrës tetovare.

Lëvizja e parë e kryesisë së re ishte shkarkimi i trajnerit Shaqiri, ndërsa për momentin zhvillohen bisedime me disa trajnerë që janë kandidat potencial për tu ulur në stolin e Shkëndijës, mes të cilëve edhe ish-trajneri i ‘kuqezinjëve’ dhe ndihmës-trajner në kombëtaren e Maqedonisë, Nexhat Shabani. E ndërkohë i shkarkuari Artim Shaqiri, pritet së shpejti të del me reagim në media, ku do të sqarojë rrethanat që sollën deri në largimin e tij nga pankina e skuadrës së Shkëndijës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button